Komuna e Vitisë, krahas projekteve të shumta që po i realizon në lokalitet e ndryshme të kësaj komune dhe atë në fushat e ndryshme është duke punuar edhe në rrjetin e kanalizimit.
Për këtë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka parë nga afër punimet që po zhvillohen në qytetin e Vitisë, konkretisht në rrugën “ Rexhep Bislimi” dhe “Ylvi Demiri” por edhe në lagjen “Arifaj” në fshatin Beguncë.
Aty kryetari Haliti është takuar edhe me disa banorë të cilët falënderuan kryetarin Haliti për realizimin e projektit në rrjetin e kanalizimit duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve.