Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka uruar sot suksese këngëtares vitiase, Linda Halimi pasi që ajo sonte me këngën “Botë” do ta përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të këngës, Eurovision.
“I uroj bashkvëndasës sonë, këngëtares së njohur Linda Halimi suksese në festivalin evropian të këngës Eurovision. Ajo është dëshmi se Vitia ka artistë të denjë të cilët nuk përfaqësojnë vetëm një komunë apo një shtet por një komb të tërë, pasi që ajo në këtë festival përfaqëson Shqipërinë. Uroj që ajo të kthehet me vendin e parë në vendlindjen e saj”, u shpreh ndër tjerash kryetari Haliti në urimin e tij.