Bunjaku-Rexhepi: Ty Arbanë, akti i sotëm t’ka çoroditur!

Bunjaku-Rexhepi: Ty Arbanë, akti i sotëm t’ka çoroditur!

Valentina Bunjaku – Rexhepit, kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit, njëherësh kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, Dega në Gjilan, duket qartë se nuk i ka pëlqyer akti i sotshëm i aderimit të Arbana Xharrës në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e këtë e ka shprehur përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.

Ja postimi i plotë në profilin e saj:

“Natyra feministe, më bënë që t’ndjehem krenare kur një femër ngritë zërin dhe na del si Norë Kelmendi dhe fuqishëm ngritet në mbrojtje të dinjitetit të femrës.

Gjithë herë, i kam aplauduar edhe rivaleve kur me të drejtë kan lobuar në mbrojtje të vlerave, por guximi im prej tribune m’jep të drejtën që nismat fallso ti demaskoj.

Pseudo intelektualët dhe kinse triumfi i tyre në dëm të asaj që njihet si shoqëri civile, të bënë të mendosh sa poshtë ka rënë pazari!

Ty Arbanë, akti i sotëm t’ka çoroditur, dhe ajo vlerë që kishe t’ka bo ta ngjyrosësh me t’kundërten që pretendoje se po përfaqëson!”

KOMENTE