Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar sot disa projekte që janë duke u kryer nëpër fshatra të ndryshme të komunës së Vitisë.
Fillimisht ka vizituar Fshatin e Ri, ku po bëhet rregullimi i trotuarit, rivitalizimi i shkollës, rregullimi u fushës sportive me rrethoja dhe tribina, më pas ai ka vizituar edhe disa projekte të tjera në të cilat është duke u punuar, si:
– Rregullimi i rrugës Fshati i Ri – Çifllak – rruga Tërpezës
– Hapja e kanaleve dhe përrockave në fshatin Pozheran, prej lagjes së Muhaxherëve deri tek Pasishta dhe tek përrocka që kalon përmes lagjes “Zuka”.
Përndryshe punimet janë duke vazhduar në rregullimin e rrugës me zhavorr në rrugën Pozheran – Sllatinë, Sllatinë – Ramjan.
– Punimet në asfaltimin e rrugës tek lagjia “Demiri” në Pozheran
– Përfundimi i trotuarit, Ballancë – Zhiti.
– Përfundimi i trotuarit në fshatin Goshicë.
Kryetari Haliti tha se ne do të vazhdojmë ti realizojmë të gjitha projektet që janë të parapara për këtë vit, e me këtë intensitet do të vazhdojmë edhe vitin e ardhshëm. /2LONLINE/