Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot disa punime që janë duke u zhvilluar në rivitalizime dhe mirëmbajtje të rrugëve gjithandej nëpër teritorin e komunës, në Ramjan, Debellde, Buzovik, në qytetin e Vitisë dhe rrugës magjistrale.
Poashtu, kryetari Haliti, ka vizituar edhe punimet në vendbanimet si Drobesh, Gërmovë, Sodovinë, rruga Pozheran-Viti …, që po organizohen nga ana e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe po implementohen nga kompanitë që janë të kontraktuara, për mirëmbajtje verore dhe dimërore. /2LONLINE/