Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim z. Vladan Bogdanoviq, kryetari i komunës së Kllokotit.
Me këtë rast dy kryetarët kanë bashkëbiseduar për projektet e përbashkëta në interes të banorëve të Vitisë dhe Kllokotit.
Bëhet me dije se konkretisht është biseduar për disa projekte në fushën e infrastrukturës rrugore dhe qarkullimit të lirë dhe më të shpejt të banorëve, por edhe për pastrimin dhe hapjen e përroskave që kalojnë nëpër dy komunat.
Kryetari Haliti dhe kryetari Bogdanoviq u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin ndërkomunal në kuadër të vendimit të marrë në Kuvendin Komunal të Vitisë si dhe të konkurrojnë bashkërisht në disa projekte.
Në këtë takim u bë me dije se ata do të hartojnë edhe memorandume bashkëpunimi në fushat e ndryshme me qëllimin më të mirë që të shërbejnë banorëve të dy komunave. /2LONLINE/