DYLON

Shkollat e komunës së Vitisë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor

Shkollat e komunës së Vitisë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të përgatitjeve për përgatitjen e fillim vitit të ri shkollorë 2022/23, ditë më parë kanë nisur punimet ne sanimin e dëmtimeve, riparimin e përgjithshëm dhe fasadimin e klasave, në disa shkolla të komunës së Vitisë.

Për të parë nga afër punimet që janë kryer dhe po realizohen më tej, kryetari i komunës Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga drejtoresha për Arsim Fatbardha Emini, kanë vizituar disa nga shkollat e kësaj komune.

EkoHigjiena

Me këtë rast, udhëheqësit komunal u shprehën se janë duke bërë përpjekje që ky fillim vit shkollor të fillojë mbarë e me kushte sa më të mira teknike.

Po ashtu u premtua që do të vazhdojë mbështetja e realizimit të projekteve nëpër shkolla, posaçërisht aty ku paraqitet nevoja për intervenime.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.