“Të dashur dëgjues të këngës sime, shumë të dashur qytetarë të Gjilanit, miq! Kam kënaqësinë që ta publikoj këngën time më të re të cilën ia kam dedikuar qytetit tim, Gjilanit e titulluar “Malli për Gjilanin“, ka bërë me dije këngëtari gjilanas Shkëlqim kosova, që ka sjellë këngën premierë: “Malli për Gjilanin”
Ai ka thënë se si artistë gjithmonë japin maksimumin për secilën këngë.
“Ne si artistë gjithmonë japim maksimumin për secilën këngë e në çdo qytet, por ama kur është në pyetje Gjilani, qyteti im, atëherë e japim veten tërësisht. Gjilani është qendra e kulturës, me shumë artistë, prandaj dhe meriton shumë më shumë se kaq. Gjilan, të dua!”, ka thënë Shkëlqim Kosova.
Më poshtë keni këngën e re premierë: “Malli për Gjilanin”. /2LONLINE/