Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, sot, në Ditën e Flamurit dhe në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, bënë homazhe dhe vendosën lule te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Tiranë.
Në kuadër të shënimit të jubileut të pavarësisë së Shqipërisë, dje u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. /2LONLINE/