Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot përgjegjësin për Kulturë, Ismet Sejdiu i cili pas disa problemeve shëndetësore është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitetare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Me këtë rast ai i uroi atij shërim dhe kthim sa më të shpejt pranë familjes dhe kolegëve duke shtuar se Ismeti është një bashkëpunëtor shembullor. /2LONLINE/