Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit
Qytetarë të dashur të Komunës së Gjilanit, vëllezër dhe motra të besimit Islam, ju uroj nga zemra për festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar shëndet, paqe, begati e harmoni në familjet tuaja.
Kjo ditë që simbolizon dashuri, sakrificë e bujari…
Le të sjellë bekim e çdo të mirë tek ju!
Shpresa Kurteshi – Emini
Kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit.