DYLON

Këshilli i Bashkësisë Islame shpërndau dhurata për fëmijë, për nderë të Kurban Bajramit

Këshilli i Bashkësisë Islame shpërndau dhurata për fëmijë, për nderë të Kurban Bajramit
Avatar photo Redaksia

Sot në ditën e dytë të Kurban Bajramit,  Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ndau  dhurata për fëmijë. Aktvitet të cilin KBI e zhvillon për herë të parë në Ambient të hapur përkatësisht në qendër të qytetit.

Me qindra fëmijë me prindër e tyre sot u mblodhën para Tetarit të Qytetit të gëzuar si kurdo herë më parë, për të marr dhuratat e përgatitur enkas me rastin e Kurban Bajramit nga Këshilli i bashkësisë Islame. Në Këtë aktivitet ishte kyçur edhe Forumi i gruas pran KBI, e që i dha një rëndësi me peshë të madhe.

EkoHigjiena

Dhuratat fëmijëve dhuruan duke iu uruar Festën e Kurban Bajramit Këshilli i Bashkësisë Islame dhe Forumi i Gruas në krye me  kryetarin Naim efendi Aliu.

“Sot në ditën e dytë të Kurban Bajramit, shpërndamë për fëmijët 800 dhurata, që ishte një ngjarje që na kujton se  dhurata për fëmijë me rastin e festës së Bajramit është traditë, të cilën mëtojmë ta bëjmë tradicional në këtë formë siç e bëmë sot”  tha ndër të tjera kryetari i KBI Naim Efendi Aliu.

Në gjithë këtë aktivitet mirë të organizuar ishin të angazhuar stafi i KBI, nën udhëheqjen e kryeimamit Iljaz efendi Mustafa, punëtorëve  dhe mujezinëve nga xhamitë e qytetit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.