• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Takimi në Bruksel: Serbia nuk pranon të nënshkruajë Deklaratë të Paqes, e as të ballafaqohet me të kaluarën

Redaksia 2LONLINE 19 Korrik, 2021 3 min
 Takimi në Bruksel: Serbia nuk pranon të nënshkruajë Deklaratë të Paqes, e as të ballafaqohet me të kaluarën

Serbia nuk ka pranuar të nënshkruajë një Deklaratë Paqeje me gjashtë pika që e ka propozuar Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në takimin që pati në Bruksel me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në takimin e ndërmjetësuar nga shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, z. Joseph Borrell dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, z.Miroslav Lajçak, kryeministri Kurti shoqërohej nga zëvendëskryeministri për Dialog, Zhvillim dhe Integrim, Besnik Bislimi. Para takimit trilateral, kryeministri Kurti është takuar ndaras me z.Borrell dhe z. Lajçak.

Kryeministri Kurti ka insistuar në katër propozimet e tij që i ka bërë në takimin e 15 qershorit. Në takimin e dytë, kryeministri Kurti ka ofruar një Deklaratë të Paqes me gjashtë pika në të cilën palët do të zotoheshin për mossulmim të njëri-tjetrit dhe për reciprocitet të të drejtave. Ai po ashtu paraqiti edhe dëshmi të 11 shkeljeve që i bën Serbia ndaj Kosovës nëpërmjet barrierave kundër tregtisë së lirë. Të dyja u refuzuan nga Serbia. Kryetari i Serbisë i refuzoi dhe tre librat që iu dhanë gjatë takimit: rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të zhdukur, dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimet e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit.

Shkaku se pse nuk pat asnjë përparim ishte sepse delegacioni serb nuk pranoi përfshirjen e togfjalëshit “ballafaqimi me të kaluarën” në tekstin e Deklaratës së Paqes.

Pas takimit, kryeministrit Kurti deklaroi se mosnjohja e së kaluarës kriminale të Serbisë dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës janë të lidhura ngushtë.

Ky ishte takimi i dytë në nivel liderësh i ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërsa javën e kaluar është mbajtur takimi i dy delegacioneve në nivelin e ekspertëve.

Etiketa:Bruksel Deklaratë të Paqes Kosova Serbia
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
2LTV

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë

27 Qershor, 2022
Gjilan

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka

27 Qershor, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti potencon rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe fuqizimin e shtetit

27 Qershor, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak

27 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Presidentja Osmani në Bruksel: Kosova është gati, ka ardhur koha për vendime të guximshme nga BE

23 Qershor, 2022

Kosova përmirëson pozitën e saj në renditjen e FIFA-s 

23 Qershor, 2022

Presidentja Osmani në Bruksel për në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor

22 Qershor, 2022

OAK kërkon përkrahje nga Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

22 Qershor, 2022

Në Paris të Francës janë takuar krerët e dy policive nga Kosova dhe Tunizia

17 Qershor, 2022

Oda Amerikane fton Kosovën të konsiderojë pjesëmarrjen në iniciativën e Ballkanit të Hapur

15 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com