Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, priti në takim lamtumirës udhëheqësen e Sektorit të Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Britanisë së Madhe, Jennifer Blakeney dhe pasuesen e saj në këtë detyrë, Margaret Belof.
Paraprakisht, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, falënderoi udhëheqësen e deritashme të Sektorit të Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Britanisë së Madhe, Jennifer Blakeney, për punën dhe angazhimin e saj të pakursyer lidhur me fuqizimin e sistemit prokurorial, duke shprehur, gjithashtu, edhe përkushtimin e tij për bashkëpunim e ngushtë me udhëheqësen e re të këtij sektori, Margaret Belof, në mënyrë që të avancohen proceset që janë në funksion të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për reformat në sistemin prokurorial të Kosovës dhe mënyrat e ofrimit të mbështetjes së nevojshme në proceset që kanë për qëllim tejkalimin i vështirësive dhe sfidave në sistemin prokurorial.