DYLON

Kryeministri Kurti bisedoi me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Chollet

Kryeministri Kurti bisedoi me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Chollet
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati sot një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Ata folën për takimin e nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja, që u mbajt në fundjavën e kaluar në Ohër dhe për dakordimin e arritur mbi aneksin për zbatimin e Marrëveshjes Bazë sipas propozimit Evropian, të mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

EkoHigjiena

Z. Chollet e uroi kryeministrin Kurti për marrëveshjen e arritur të shtunën, pas negociatave të gjata dhe të vështira.

Kryeministri Kurti e falënderoi këshilltarin e lartë Chollet për mbështetjen dhe rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgjatë gjithë procesit.

Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i Zbatimit të saj tani duhet të ndryshojnë realitetin dhe marrëdhëniet në terren siç thuhet në frymën dhe shkronja e saj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.