Pensionohet Sherafedin Latifi, drejtori i zyrës së auditimit në Gjilan. Atë e pret në takim Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit.
‘Sot pata kënaqësinë e veçantë ta presim në takim, Sherafedin Latifin shefin e zyrës së auditimit të komunës sonë’, ka thënë Kushtrim Kadriu kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Latifi për shumë vite shërbeu në komunën tonë duke dhënë kontribut të çmuar në ngritjen e komunës sonë, pa harruar edhe kontributin e tij të çmuar në punën e përditshme në shërbim të qytetarëve. /2LONLINE/