Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare, të drejtuar nga Glauk Konjufca, kryetar, vendosi që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet të enjten, më 17 nëntor 2022, në orën 10:00.
Kështu, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do shqyrtojë në lexim të parë Projektligjin nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Të premten, ndërkaq, në orën 13:00, Kuvendi do të vazhdojë punimet me pikat e mbetura nga seanca e papërfunduar më 7 dhe 24 tetor 2022.
Në mbledhjen e sotme, Kryesia, konform kompetencave të saj, shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kuvendit. /2LONLINE/