Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile ku, ai ka prezantuar para tyre nismën e tij për të ngritur një Komision Hetimor për listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarin e tij në facebook.
Ja postimi i plotë:
Shoqëria civile është një nga shtyllat e rëndësishme të shtetit tonë për ndërtimin e një demokracie të mirëfilltë, si dhe për përballje me sfidat që kemi para nesh. Sot takova përfaqësues të disa prej organizatave dhe prezantova para tyre nismën time për të ngritur një Komision Hetimor për listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky është një mision në të cilin duhet të punojmë bashkë, për të ruajtur nderin e ushtarëve të lirisë dhe shtetin e Kosovës.