• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Info+
  3. Kastrati pret në takim Veselin, diskutojnë për gjendjen në Kamenicë pas përhapjes së COVID-19
Info+ Kamenicë

Kastrati pret në takim Veselin, diskutojnë për gjendjen në Kamenicë pas përhapjes së COVID-19

Redaksia 2LONLINE 28 Prill, 2020 2 minuta lexim
 Kastrati pret në takim Veselin, diskutojnë për gjendjen në Kamenicë pas përhapjes së COVID-19

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me dy nënkryetarët kanë pritur në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

I pari i Komunës, Qëndron Kastrati e falenderoi për vizitën deputetin Veselin, me të cilin diskutuan në lidhje me mënyrën se si është ballafaquar Komuna e Kamenicës me pandeminë Covid-19.

“Së bashku diskutuam mbi çështjen e pandemisë dhe menaxhimin e saj në Komunën e Kamenicës. Nga z.Veseli, u njoftuam mbi propozimin e partisë që ai e udhëheqë për pakon emergjente fiskale dhe në anën tjetër e njoftuam me nevojat tona si komunë.”, tha Kastrati.

Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pasi falënderoi kryetarin e Kamenicës për pritjen tha se komunat janë fronterët kryesor të ballafaqimit me pandeminë, dhe se të gjithë kryetarët e komunave janë duke e menaxhuar mirë dhe dinjitetshëm këtë situatë.

“Në secilën Komunë të Kosovës është rritur lista e familjeve që kanë nevoja dhe kërkojnë ndihma, andaj pakoja e rimëkëmbjes tani është e domosdoshme sepse u ndihmon drejtpërdrejt familjeve në nevojë, komunave, bizneseve, sektorit privat dhe fermerëve, për rimëkëmbje më të lehtë nga kjo situatë, që të mos bllokohemi por të tejkalojmë këtë situatë”, tha Veseli

Gjithashtu, nga ana e tij, Kastrati edhe njëherë kërkoi nga qytetarët që t’i respektojnë në përpikmëri masat dhe udhëzimet e marra nga Qeveria, Instituti dhe Komuna.

Pas takimit ata vizituan edhe njësitin e zjarrëfikësve të Kamenicës, si dhe fermerin Granit Berisha nga fshati Koretin.

Etiketat:aktuale Kadri Veseli kryetari i Komunës së Kamenicës PDK Qëndron Kastrati
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Opinion

G7 për Serbinë – luftë kundër dezinformatave mbi gjenocidin

19 Maj, 2022
Opinion

Aman vrisni të gjithë luftëtarët!

19 Maj, 2022
Aktuale

Presidentja Osmani përkujton 23-vjetorin e Masakrës së Dubravës

19 Maj, 2022
Policia

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”

19 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

FSK-ja pjesë e garës ndërkombëtare “International Cyber Security Exercise”

19 Maj, 2022

Policia në dy raste të ndara parandalon kontrabandën me kafshë 

19 Maj, 2022

FSK-ja mbanë trajnime për studentët e mjekësisë

18 Maj, 2022

FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “EFES 2022”

18 Maj, 2022

KPF rekomandon për Kuvend anulimin e vendimit për PZHK 2021-2029  

18 Maj, 2022

Komandanti i FSK-së po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Gardën Kombëtare të Ajovas

18 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com