Konti i Klisanit, Mankul Muzaka, marshali i mbretërisë, Andre Muzaka, konti i Dioklës dhe i Shqipërisë bregdetare, Vladislavi, ata dërguan forcat dhe morën drejtimin e lidhjes së Shqipërisë së epërme, gjithashtu kërkuan forcat edhe prej mbretit të Napolit, mbretit të Hungarisë, dhe të banit të Bosnjës.
Shkruan: Sami ARIFI
Milutini (princi serb) i sulmuar nga të gjitha anët, dhe i pafuqishëm për t’i bërë ballë ushtrisë hungareze, ai u detyrua të bëhej vasal i Karlit dhe hoqi dorë nga skizma (v. 1320). Shqipëria e mesme e shkëputur nga Serbia, ajo tash e tutje përbën një mbretëri të pavarur. Milutini vdiq më 1321 dhe u varros në Shkup, serbët e kthyen në shenjtor.
“Por duke besuar thotë: Lë Bo-se ajo ishte një lloj ironie, pasi konkubinatat, polibamia, adulteria, madje dhe vetë inçesti, ishin lodra për këtë të ashtquajtur shenjtor”. (lib.107, k. 31).
Milutini gjatë pushtimit të tij bënte krimet më barbare mbi popujt jo serb, e në veçanti mbi arbërorët, ai prej katër apo pesë martesave të tij të ligjshme apo kriminale, pati veç një bastard të cilit i nxori sytë për të qenë i këndshëm para bizantinës së tij. Nga ky bastard lini i Dushani, por që nuk ishte ai që do të zëvendësoi Milutinin.
Serbët shohin edhe një luftë të trishtë civile dhe të një vllai që kryqëzon vllanë, kjo ishte para se t’i këtkonin ndihmë Dushanit. Si edhe shtetet tjera të msejetës, mbretërisë së re të Shqipërisë do t’i mungoi uniteti dhe forca, sepse ajo shpeshherë kishte zotër feudal më të fuqishëm se vet mbretërit, prandaj në mes pretendimeve feudale zor ishte të dallohej mbreti prej feudalit. Të tërbuar shqiptarët, kundër veprimeve që bënin serbët, për të mbrojtur vatrën e tyre, ata bashkohën përsëri për të mbrojtur pavarësinë e tyre dhe kombin e tyre të kërcënuar tasmë edhe nga otomanët.
Princi i madh, ose mbreti i Shqipërisë së epërme, ishte në atë kohë Balsha, familja e tij ishte shoqëruar në Napoli nga Karlin I, dukën e Anzhusë. Balshajt u dalluan jo vetëm midis senjorëve franko-napolitanë, por ata gjithashtu kishin zënë vende të rëdëdsishme në zotrimet e tyre shqiptare, ku autori Dykansh kishte folur shumë për ta në historinë e tij franko-bizantine. Princat që formojnë dinastinë e re, pra Balsha la tre djem pas vdekjes: Strazimirin, Gjergjin dhe Balën, ku ky i fundit ishte kont i Durrësit, Gjergji kont i Zetës dhe Strazimiri-sovrani i Shqipërisë së epërme. Strazimiri vdiq në vitin 1368, duke e lënë Gjergj Strazimirin ende në moshë të mitur, nën kujdesin e xhaxhait të tij, Gjergjit.
Meqë Strazimiri vdiq pa lënë fëmijë (v. 1421), Shqipërinë e epërme e mësynë nga tre anë të ndryshme:-venedikasit që mbajtën disa fortesa; mbreti i Bosnjës që mori disa të tjera; dhe depoti i Serbisë, por që me ndihmën e Venedikut, Maramonti, zot i Malit të Zi e dobësoi Serbinë me forcat që ata kishin zënë, dhe i bashkoi ato me zotërimet e tij kështu që hodhi themelet e Principatës Malazeze. Prandaj në kohën e këtyre ndarjeve, duke shfrytzuar mosmarrëveshjet e këtyre famileve që iu jepnin shkas, në Shqipëri vërsulen edhe otomanët (v. 1423)…