Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i hedh poshtë si të pavërteta informatat për marrëveshje në mirëkuptim midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia.
Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet, thuhet në njoftim. /2LONLINE.com/