(2LONLINE) – Kryeministri Thaçi bashkë me anëtarë të PDK- së së Gjilanit zgjodhi sot të vizitoj kompaninë e ujit DEA në Gjilan. Nga kjo vizitë u njoftua më afër me kompaninë e ujit DEA, ku tha se kjo kompani është njëra ndër kompanitë më të madha në zonën e Anamoravës por edhe në Kosovë. “Misioni im i ri nënkupton përkrahje massive bizneseve që janë shtyllë e ekonomisë së vendit”, tha ai e gjithashtu paralajmëroi se fondi prej 1.5 miliard dollarësh ka për qëllim mbështetjen e bizneseve dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Punëtorët ndanë ambiciet e tyre për zhvillimin e kompanisë në fjalë dhe shtrirjes së saj edhe jashtë kufijve. Kjo kompani j ka të punësuar rreth 160 punëtorë gjithsej dhe ndihmon të gjitha këto familje dhe inkurajoi se janë kompanitë dhe bizneset që do të përfitojnë nga fondi i punësimit dhe zhvillimit të tyre.
Alban Shala përfaqësues i kompanisë mirëpriti kryeministrin Thaçi dhe tha se kjo kompani do të mundësoj zhvillimin e ekonomisë dhe të biznesit dhe gjithashtu do të krijoj vende të reja pune dhe punë të reja, sepse Kosova ka nevojë për një fond të tillë i cili do të ju ndihmoj prodhuesve vendor të eksportojnë më tepër produkte vendore dhe të kenë konkurrent në rajon dhe më larg. /2lonline/