Kryeministri Hashim Thaçi, përmes rrjetit social Facebook, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës në përvjetorin e 6 të pavarësisë së Kosovës.
“Të dashur qytetarë të Kosovës kudo që jeni, nga thellësia e shpirtit tim, ju uroj Ditën e Pavarësisë dhe ju falënderoj secilin nga ju për sakrificat që keni bërë për lirinë e vendit tonë”. “Urime dhe Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj”, shkruan Thaçi në Facebook.