Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj do ta vizitojë sot Gjilanin ku pos takimit me kreun e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të bëjë edhe disa vizita në biznese të ndryshme.
Agjenda:
Ora 12:00 Takim me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, objekti i Komunës;
Ora 13:00, Vizitë kompanisë “Frutomania”, në Kravaricë;
Ora 14:00, Vizitë në fabrikën e prodhimit të mishit të pulave dhe vezëve “Konsoni”, në Livoç;
Ora 15:00, Vizitë në fabrikën e pijeve dhe vajit “Floil”, në Velekincë;
Ora 16:00, Vizitë në fabrikën e përpunimit të mishit “Kalabria”, në Velekincë.