Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe më pas ehde minsitri i ministris ësë Shëdnetësisë Arben vitia kanë vizutar policin i cili mbeti i plagosur si pasojë e sulmeve kriminale dhe terroriste në fshatin Banjskë, në veri të vendit.
Deklarimi i i kryeministrit Kurti:
Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali.
***
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vizitoi policin i cili mbeti i plagosur si pasojë e sulmeve kriminale dhe terroriste në fshatin Banjskë.
Nga mjekët mbikëqyrës në QKUK u njoftua se gjendja shëndetësore e policit të plagosur është stabile dhe ai do të vijojë të jetë nën mbikëqyrjen e profesionistëve shëndetësor.
Polici i plagosur pas ekzaminimeve mjekësore dhe ndërhyrjeve të nevojshme është jashtë rrezikut për jetë.
Ministri Arben Vitia i uroi policit të plagosur shërim të shpejtë!
Ndërsa i shprehu ngushëllimet më të thella për humbjen e jetës së kolegut të tij, Rreshterit që ra sot në krye të detyrës në mbrojtje të rendit, të sulmuar nga grupe kriminale gjatë një sulmi terrorist.
Pas ngjarjeve të ndodhura në Banjskë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, veçanërisht atë të Mitrovicës dhe Vushtrrisë. /2LONLINE/