Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot (e hënë) do t’i presë në takim ndihmëssekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe zëvendësndihmëssekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
Në njoftimin e lëshuar nga zyra e kryeministrit është bërë me dije se takimi do të mbahet nga ora 18:00, në ndërtesën e qeverisë.