Në shënim të 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës bashkë me krerë të tjerë institucionalë mori pjesë në ceremoninë e rreshtimit të njësive ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Para të përfaqësuesve të shumtë institucionalë, politikë, ushtarakë, diplomatikë, familjes Jashari dhe familjeve të dëshmorëve të kombit, ai tha se populli ynë ka ndjekur projektin më të natyrshëm që rezulton nga historia: vullnetin dhe dëshminë më rrënjësore të vullnetit – dëshmorin. “Ne nuk kemi trima pushtimi, por dëshmorë çlirimi. Në ditët dhe javët që po kalojmë, ky mesazh është më i nevojshëm se kurrë”, tha ai.
Vullnet dhe subjektivitet, kjo është porosia e dëshmorëve çlirimtarë, kjo është porosia e flijimit sublime të Jasharajve, u shpreh kryeministri në fjalën e tij, teksa tha se UÇK-ja e çliroi Kosovën. “Në jemi të qartë për këtë pikë. Një komb e mban të çliruar vullneti, aleancat i ndërton subjektiviteti” tha ai më tej.
Duke u ndërlidhur me atë se çfarë po ndodhë në Ukrainë, ai tha se sot Ukraina mund ta kuptojë Kosovën dhe epopenë e luftës së saj. Populli i Kosovës, pa shtet e pa ushtri, gjeti vullnetin për të ndërtuar një ushtri çlirimtare. Sigurisht me një çmim historik. Ai uroi që Ukraina mos të jetë as Kosovë e as Bonje, mos të ketë as spastrim etnik e as të zhdukur me dhunë, as përdhunime e as masakra.
Në fund të fjalës së tij, kryeministri Kurti tha se paqja ndërtohet nga shtete e popuj, siç edhe pushtimit që kryhet nga shtete dhe heshtja ose bashkëpunimi i popujve të tyre, dhe se harmonia në Ballkan nuk është e vetvetishme nëse nuk është pjesë e ngutshme e projektit të Evropës. Në këtë drejtim ai tha se “nuk na lipsen luftërat për të kuptuar subjektivizmin e botës serbe dhe të botës ruse. Shqiptarët janë aleatët e Evropës, kanë qenë dhe do të jenë aleatët e demokracisë”. /2LONLINE/