Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së Rahim Beqirit-komandant ‘Roki’, sot ka bërë homazhe te lapidari i tij në fshatin Kopërnicë të Komunës së Dardanës.
Pas homazheve, kryeministri Haradinaj me shumë bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë të tjerë, në nderim të jetës dhe veprës së komandant “Roki“, kanë marr pjesë në ecjen tradicionale “Rahim Beqiri – komandant Roki”, që përshkon rrugën nga Kulla e Kadri Zekës në Poliqkë-Kikë e deri në Gmicë.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj vlerësoi kontributin e Rrahim Beqirit dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së për lirinë e Kosovës.