Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit për humbjen e dy anëtarëve të saj si pasojë e tërmetit në Shqipëri.
Haradinaj gjithashtu përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar të gjitha familjet për humbjen e më të dashurve.
Postimi i plotë:
Me mendje dhe në lutje jam sot me familjet e të vdekurve dhe të humburve pas valës së tërmeteve në Republikën e Shqipërisë. Sapo u njoftova se në mesin e viktimave janë edhe dy vëllezër nga Livoçi i Gjilanit, Shemsedin dhe Isa Abazi. Ngushëllimet më të thella familjes Abazi dhe të gjitha familjeve shqiptare që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi.
RH