Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot po qëndron në vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të kryetarit të Parlamentit Gjerman, Dr. Wolfgang Schauble.
Gjatë kësaj vizite, kryekuvendari Konjufca do të ketë takime në Bundestag me homologun e tij, Wolfgang Schauble, si dhe me zyrtarë të tjerë të shtetit gjerman. /2LONLINE.com/