DYLON

Presidentja Osmani: Nuk thuhet kot që të rinjtë janë e ardhmja jonë

Presidentja Osmani: Nuk thuhet kot që të rinjtë janë e ardhmja jonë
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Turqi në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias, e ka përmbyllur me një bashkëbisedim me të rinjtë e ADF Youth.

Presidentja Osmani ka thënë se nuk thuhet kot që të rinjtë janë e ardhmja jonë.

EkoHigjiena

“Në një sallë të mbushur plot, teksa i shihja fytyrat e të rinjve plot shpresë, entuziazëm, kuriozitet e vullnet për të dëgjuar e mësuar, e kuptova edhe njëherë që nëse duam të bëjmë punë vërtet të mira, sytë duhet t’i kemi gjithnjë nga ta dhe se investimi më i mirë është investimi në të rinjtë tanë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Në vijim gjeni postimin e plotë të Presidentes Osmani:

Qëndrimin në Turqi në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias e përmbylla me një bashkëbisedim jashtëzakonisht të këndshëm me të rinjtë e ADF Youth.

Nuk thuhet kot që të rinjtë janë e ardhmja jonë. Në një sallë të mbushur plot, teksa i shihja fytyrat e të rinjve plot shpresë, entuziazëm, kuriozitet e vullnet për të dëgjuar e mësuar, e kuptova edhe njëherë që nëse duam të bëjmë punë vërtet të mira, sytë duhet t’i kemi gjithnjë nga ta dhe se investimi më i mirë është investimi në të rinjtë tanë.

Faleminderit, ADF Youth dhe Antalya Diplomacy Forum. Shpresoj që urat të cilat i ndërtuam këto ditë të na shërbejnë për të mirë në kapitujt e ardhshëm të raporteve në mes të vendeve tona, popujve tanë dhe të rinjve tanë.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.