Kampionati Botëror në hendboll për grupmoshat U21 nis nga e martja në Spanjë. Këtë vit aty do të jetë edhe Kombëtarja e Kosovës, e cila ndeshjen e parë do të përballet me Kroacinë.
Në kuadër të grupit C, të martën nga ora 17:00 luhet ndeshja Kroacia – Kosova. Ndeshja luhet në Pontevedra të Spanjës, që së bashku me Vigon janë qytete nikoqire të botërorit të 22-të të juniorëve.
Kroacia është favorit ndaj Kosovës, por ‘Dardanët’ do të japim maksimumin në lojë.
Kroacia në grupmoshën e juniorëve deri më tani shtatë herë ka luajtur në kampionate botërore. Dy herë ka luajtur për medalje të bronztë, por ka humbur. Në vitin 2007 pësoi nga Danimarka e gjashtë vite më vonë nga Franca.