Sot në Shqipëri do të vijnë 7 eurodeputetë të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, ku në agjendë do të kenë krizën politike në Shqipëri.
Në Shqipëri ata parashikohet të takojnë Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD Lulzim Basha. Pas Shqipërisë 7 eurodeputetët do të udhëtojë drejt Shkupit.
Kreu i delegacionit dhe Eurodeputeti i Partisë Popullore, Tune Kelam i ka kërkuar qeverisë dhe opozitës që të zgjidhin këtë situatë me anë të dialogut konstruktiv.