DYLON

U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave Tërpezë dhe Çifllak

U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave Tërpezë dhe Çifllak
Avatar photo Redaksia

Në fshatrat Tërpezë dhe Çifflak janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave.

Në fshatin Tërpezë kryetar i këshillit të fshatit është zgjedhur Gazmend Salihu dhe janë përzgjedhur edhe 11 anëtarë të këshillit. Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 96 banorë të cilët kanë marrë pjesë edhe në procesin e votimit.

Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur në po të njëjtën ditë edhe në fshatin Çifllak, ku morën pjesë 18 pjesëmarrës me të drejtë vote.

EkoHigjiena

Kryetar i këshillit të fshatit Çifllak u rizgjodh, Ganimet Shabani ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 7 anëtar.

Kurse sot zgjedhje të tilla do të mbahen në fshatrat Radivojcë prej orës 18:00 kurse në fshatin Devajë do të mbahet në ora 20:00.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.