Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas hetimeve të zhvilluara nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale: ‘Hyrja në sistemet kompjuterike’ dhe ‘Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’, sot më, 20.02.2020 ka zbatuar urdhëresën për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ku janë kontrolluar shtëpitë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve, në Prishtinë dhe Gjakovë dhe janë arrestuar tre të dyshuar:
· B.J. viti i lindjes 1999, mashkull kosovar,
· L.S. viti i lindjes 1999, mashkull kosovar dhe
· Y.O. viti i lindjes 1996, mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova të ndryshme të cilat janë të ndërlidhura me rastin. Ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer në vazhdimësi veprat e cekura më lartë me qëllim të përfitimit personal, vjedhjen e të dhënave të kartelave bankare dhe llogarive tjera të ndryshme, pastaj këto të dhëna i shitnin përmes ueb faqeve të ndryshme.
Si provë materiale janë sekuestrua përkohësisht:
– 5 (pesë) kompjuter Laptop,
– 1 (një) shtepizë kompjuteri
– 6 (gjashtë) telefona celular
– 1 (një) veturë që dyshohet se është përfituar nga vepra penale
– 1 (një) IPAD
– 1 (një) hard disk
– 2 (dy) USB
– 13 (trembëdhjetë) CD
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.