Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga Drejtori i Arsimit, Qahil Sinani kanë vizituar sot shkollën fillore të mesme të ulët “Bafti Haxhiu” në Viti, për të pare nga afër inventarizimin e kësaj shkolle me banka dhe karrige që është bërë me mjete financiare të komunë së Vitisë.
Përndryshe gjatë viteve të shkuar kjo komunë me partner të ndryshëm ka realizuar projekte të shumta në fushën e arsimit. Ndër tjerash shumë shkolla janë bërë me kabinete të informatikës, biblioteka por janë krijuar edhe kushte të mira për mësim dhënie dhe mësim nxënie.
Kurse me një projekt tjetër parashihet që shumë shpejt në këtë komunë të bëhet digjitalizimi i shkollave. Gjithashtu në ditët në vijim pritet të bëhet edhe inventarizimi i Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti.