Procesi zgjedhor në Gjilan raportohet të ketë filluar mirë dhe të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, përvec të disa problemeve të vogla teknike.
Deri tani nuk është vërejtur ndonjë incident që do të dëmtonte procesin e mbarë të votimit në Gjilan.
ndryshe, kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri do të votojë në ora 10:00, në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, dhe do të ketë deklarimin e tij para gazetarëve.