Kryetari Haliti ka pritur në takim Klubin e Gjimnastikës “Halil Alidema”, përfaqësuesi i këtij klubi shprehet se pa ndihmën e kryetarit Haliti ata nuk do të kishin suksese aq të mëdha!
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga zyrtari për Rini dhe Sport, Emrush Azemi kanë pritur sot në takim Klubin e Gjimnastikës “Halil Alidema”-Viti, në krye me kryetarin e këtij klubi, Hazir Alidema.
Me këtë rast, kryetari Haliti është njohur për së afërmi me sukseset të cilat i ka arritur ky klub në garat e ndryshme gjimnastikës. I pari i kësaj komune u shpreh i lumtur me të arriturat e këtij klubi dhe potencoi se Komuna e Vitisë do të vazhdojë të mbështes klube të suksesshëm, siç është Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema”.
Kurse përfaqësuesi i këtij Klubi, Alidema tha se pa mbështetjen e komunës së Vitisë, konkretisht të kryetarit Sokol Haliti ky klub nuk do kishte mundur të arrijë këto suksese.
Ai e njoftoi atë me kushtet në të cilën zhvillohen ushtrimet. E kreu i kësaj komune theksoi se në Viti janë duke u shtuar vazhdimisht hapësirat për të zhvilluar disiplinat e ndryshme sportive duke përmendur edhe ndërtimin e Palestrës së Sportit në Drobesh të Vitisë.
Megjithatë, Haliti tha se kjo komunë do të vazhdojë të mbështesë këtë klub edhe në të ardhmen pasi që më të vërtetë anëtarët e këtij klubi e meritojnë atë, me sukseset e dëshmuara në garat e ndryshme të gjimnastikës. /2LONLINE.com/