• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Biblioteka Publike e Qytetit në Viti emërtohet “Ramadan Musliu“

Redaksia 2LONLINE 23 Prill, 2021 5 min
 Biblioteka Publike e Qytetit në Viti emërtohet “Ramadan Musliu“

Nga sot, biblioteka e qytetit të Vitisë, merr emrin e shkrimtarit, publicistit dhe gazetarit Ramadan Musliu. Shpalosjen e pllakës me emrin e bibliotekës, e bënë kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe djali i të ndjerit, Ramadan Musliu, Mendim Musliu.

Në fjalën e tij, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, u shpreh se ndjen kënaqësinë që në cilësinë e kryetarit të komunës, të jetë i pranishëm në një ceremoni sa të rëndësishme, po edhe aq të ndjeshme në aspektin emocional, pasi që ka të bëjë me një personalitet shumë të dashur për ne të gjithë, e i cili tani më nuk gjendet mes nesh vetëm fizikisht.

“E them këtë, ngase krijuesit, shkrimtarët e artistët, i bënë të pavdekshëm veprimtaria e tyre jetësore. Shpesh na bien të mendojmë se poetët janë në shoqëri të përhershme të vdekjes, ngase në krijimet e tyre, hyjnë e gërmojnë edhe përtej kësaj bote. Dhe, duke qenë në shoqërinë e përhershme të Vdekjes, vetë Vdekja duket se shpesh bie në dashuri me Poetët, duke i rrëmbyer para kohës në mbretërinë e vet të mistershme. Fundja kjo është dhe hakmarrja e Vdekjes për pavdekshmërinë e tyre. Edhe Ramadan Musliun, si duket vdekja e morri para kohe. Këtë nuk e priti as Dani, por as ne, por ja që ky përcaktim nuk varet nga askush.”, tha Haliti.

Më tej, ai shtoi se krijimtaria letrare e Ramadan Musliut, ka arrit që të jetë prezentë në vitrinat e shumë titujve jo vetëm në viset ku jetojnë shqiptarët, por edhe në shumë vende të botës dhe të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, që na bënë krenar jo vetëm neve si bashkëqytetarë të tij, por edhe si një komb të tërë.

Ndërsa përgjegjësja e bibliotekës së qytetit “Ramadan Musliu”, Sadije Dauti, theksoi se jo rastësisht është lënë që në këtë datë të emërtohet biblioteka me emrin e ri, sepse kjo koincidon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Librit.

 “Është ditë e veçantë, historike dhe e rëndësishme sepse mu në ditën e librit, biblioteka jonë po merr emrin e ri. Kjo datë do të shënohet në Viti, posaçërisht në bibliotekën tonë me dy data të rëndësishme, si dita e librit dhe dita e bibliotekës”, u shpreh ajo.

Për biografinë jetësore të Ramadan Musliut, foli Zymrije Salihu e Sylë Ukshini ish ambasador i Kosovës në Shqipëri, ndërsa për krijimtarinë jetësorë bashkëpunëtori më i ngushtë, Jusuf Buxhovi, i cili mes tjerash u shpreh se e ka të vështirë të flas për Ramadanin, sepse e kishte një mik dhe bashkëpunëtor të ngushtë.

 “Ramadani do të më mungoj mua si mik që e kisha, si bashkëpunëtor, por ai do ti mungoi shumë edhe letrave shqipe. E kisha bashkautor të disa nga librat e mija, sepse e kisha jo vetëm redaktor, por edhe mentor”, tha Buxhovi, duke evokuar kujtime nga e kaluara e krijimtarisë letrare me Ramadan Musliu.

Në kuadër të aktiviteteve për emërtimin e bibliotekës, po ashtu u promovua edhe libri më i fundit i autorit Ramadan Musliu “Diell pa Hije”, ndërkohë që në fund të pranishmin vizituan edhe një ekspozitë e opusit letrar të Ramadan Musliut.

Të theksojmë se publicisti dhe kritiku letrar Ramadan Musliu, ndërroi jetë më 22 tetor të vitit 2020. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Biblioteka Biblioteka Publike e Qytetit Ramadan Musliu shkrimtar Viti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje

25 Mars, 2023
Nacionale

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023
Sport

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro

25 Mars, 2023
Info+

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje të arta

25 Mars, 2023

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro 2024

25 Mars, 2023

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023

Në Viti po mbahet turneu në basketboll

25 Mars, 2023

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

24 Mars, 2023

Me ndezjen e Flakadanit u hap Manifestimi tradicional kulturor dhe sportiv “Flakadani i Karadakut” – 2023

24 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com