Kryetari Haliti priti në takim kryesinë e re të KF ‘Vllaznia’-Pozheran dhe rikonfirmoi vazhdimin e mbështetjes së këtij klubi.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim kryesinë e re të Klubit të Futbollit “Vllaznia”-Pozheran, të kryesuar nga kryetari i ri, Halit Alidema i cili u shoqërua edhe nga Koordinatori i Pozheranit, Ilir Zuka.
Në këtë takim, kryetari Haliti, falënderoi kryesinë e kaluar për angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e këtij klubi futbollistik.
Poashtu kryetari Haliti ofrojë mbështetjen e vazhdueshme tij dhe të qeverisë komunale ndaj KF “Vllaznia”.
Ai gjithashtu ju bëri thirrje të gjithë tifozëve të KF Vllaznia që të qëndrojnë besnik pranë klubit dhe të ofrojnë mbështetjen e tyre të pakursyer, me qëllim që ekipi të arrijë përsëri suksese të reja dhe të rikthehet në pozitat që meriton. Përndryshe bëhet me dije se ky klub i futbollit është aktiv që nga viti 1973. /2LONLINE/