/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zëvendësi i tij, Hasan Aliu të shoqëruar nga Veton Ademi, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rrural, kanë vizituar disa nga fermat e blegtorisë së imtë në territorin e komunës së Vitisë. Gjatë këtyre vizitave ata u njohën me punën e fermerëve dhe nevojat e tyre. Ndër tjerash ata kanë vizituar edhe fshatin Budrikë, konkretisht fermën e Safet Mehmetit, ku panë nga afër edhe procesin e qethjes së deleve.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtyre vizitave ndër tjerash i inkurajoj fermerët vitias që të vazhdojnë të punojnë dhe investojnë në sektorin e blegtorisë, duke bërë me dije se në këtë drejtim ata do ta kanë mbështetjen e komunës së Vitisë.
“Gjatë ditës së sotme kemi vizituar disa ferma në fushën e blegtorisë së imët në komunën tonë, dhe pash se kemi fermerë të vyrë . Unë ju bëjë thirrje fermerëve që të vazhdojnë të investojnë dhe punojnë në këtë sektorë dhe në këtë drejtim. Në si Institucione komunale do të bëjmë çmos që ti përkrahim fermerët tanë. Të gjithë sektorët e bujqësisë janë të rëndësishëm dhe luajnë një rol të veçantë në gjenerimin e vendeve të punës”, ka thënë Haliti. /2L ONLINE/