Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim lamtumirës përfaqësuesit e KFOR-it amerikan, respektivisht Grupi Ndërlidhës i LMT-së nga toger Adolfo Paz dhe rreshteri Robert McElroy, të cilët kanë përfunduar mandatin e tyre ushtarak në komunën e Vitisë.
Ndërkaq në fund të takimit u shkëmbyen dhurata nga të dyja palët si shenjë kujtimi e bashkëpunimit të mirë gjatë këtij mandati gjatë veprimtarisë së tyre këtu.