DYLON

Grupi i Grave zgjedh Teuta Suliqin për kryesuese të këtij asociacioni

Grupi i Grave zgjedh Teuta Suliqin për kryesuese të këtij asociacioni
Avatar photo Redaksia

Grupi i Grave të Gjilanit, i thirrur nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi-Emini, ka mbajtur të mërkurën një takim, ku ka zgjedhur Teuta Suliqin për kryesuese të këtij asociacioni, ndërsa Arbëresha Kryeziun për zëvendëskryesuese, të dyja këto këshilltare komunale nga radhët e LDK e LVV.

Në takim ka marrë pjesë edhe nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka premtuar mbështetjen e tij dhe të Komunës për Grupin e Grave, që përpiqet për afirmimin e barazisë gjinore në politikë bërje dhe vendimmarrje.

Ndërkaq, Kurteshi-Emini ka thënë se Grupi i Grave të Gjilanit, është asociacion i hapur për forumet e grave dhe shoqërinë civile, të cilët janë të gatshëm të japin kontributin tyre në baza vullnetare sa i përket barazisë gjinore.

EkoHigjiena

Përndryshe, Grupi i Grave të Gjilanit është themeluar disa vite më herët dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e kriterit gjinor në trupat politike dhe vendimmarrëse, duke e ngritur vazhdimisht nivelin e përfaqësimit të femrës.

Disa nga aktivitet e Grupit të Grave, në të kaluarën, janë edhe lobimi për drejtat e femrës në trashëgimi, kujdes shëndetësor, parandalimin e dhunës ndaj gruas, të drejtat e fëmijëve dhe të tjera.
Grupi i Grave të Gjilanit e konsideron vlerë njerëzore barazinë gjinore në një shoqëri demokratike dhe të zhvilluar.

Objektiva të Grupit Joformal të Grave, janë fuqizimi i rolit të gruas në vendimmarrje, në sferën publike dhe politike, monitorimi i zbatimit të ligjit për barazi gjinore dhe ligjeve tjera që kanë të bëjnë me përparimin e pozitës së gruas në shoqëri, promovimi i mundësive të barabarta dhe të tjera.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.