Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar sot punimet që po zhvillohen në ndërtimin e urës mbi lumin “Morava e Binqës” në qytetin e Vitisë, konkretisht përballë shkollave të mesme.
Ai gjithashtu ka vizituar fshatin Drobesh për të pare dinamikën e punëve që janë duke u zhvilluar në rregullimin dhe ndërtimin e tregut të ri të kafshëve.
Përndryshe ai është takuar edhe me banorët lokal të cilët e falënderuan atë për punën që po bëjnë institucionet komunale të Vitisë në të gjitha fushat.
Kurse vet kryetari Haliti shtoi se ai do të vazhdojë të punoj në të mirën e gjithë qytetarëve pa dallime me qëllim që qytetarët e kësaj komune të kenë një jetë më të mirë.