DYLON

Zëvendësministri Çeku pjesëmarrës në konferencën”Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor’’

Zëvendësministri Çeku pjesëmarrës në konferencën”Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor’’
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, me ftesë të Këshillit Atlantik të Kroacisë, po merr pjesë në konferencën”Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor’’, e cila po mbahet në Zagreb.

Qëllimi i konferencës është shkëmbimi ideve dhe përvojave ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s dhe atyre që po përgatiten për t’u anëtarësuar në NATO.

Në punimet e konferencës ,”Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor’’ po marrin pjesë personalitete të shumta politike dhe ushtarake nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat merren me këtë problematikë, nivel ministrash nga Kroacia, Mali i Zi dhe nga shtetet tjera.

EkoHigjiena

Konferenca do t’i zhvillojë punimet në seanca plenare, me diskutime dhe prezantime të temave nga pjesëmarrësit e ftuar si personalitet politike, ushtarake dhe të shoqërisë civile nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.