Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim z. James Lione, Drejtor i Qendrës Regjional i Misionit të OSBE-së në Gjilan.
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e ka njoftuar atë mbi zhvillimet e gjithmbarshme në këtë komunë, konkretisht për projektet të cilat janë realizuar dhe ato që to të realizohen gjatë këtij viti duke potencuar se qeveria komunale në Viti është e vendosur të realizoj projekte në të gjitha lokalitetet e saj pa dallime.
Haliti shtoi se kjo komunë është shembull i bashkëjetesës dhe tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare.