Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati diskutimet publike i vazhdoi në Busavatë, Krilevë, Strezovc, Kopërnicë, Shipashnicë të Poshtme, Desivojcë, Poliqkë, Shipashnicë të Epërme dhe Hogosht.
Ai dëgjoi nga afër idetë, propozimet dhe argumentet e qytetarëve për reformën në arsim.
“Në çdo diskutim publik, po shpalosim para tyre planin dhe mënyrën se si është menduar kjo reformë. Nga qytetarët po marrim ide konkrete dhe interesante, se çka mund të përfshijmë gjatë implementimit të kësaj reforme”, tha kryetari Kastrati.
Kreu i komunës poashtu tha se diskutime të tilla publike do të vazhdojë t’i mbajë edhe në lokalitete të tjera.