Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati pret në takim Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi, vizitoi Komunën e Kamenicës, në kuadër të vizitave në Komunat e Kosovës.
Drejtori Ibrahimi u prit në takim nga Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, gjatë të cilit diskutuan rreth legjislacionit që ka të bëjë me funksionimin e pushtetit lokal.
Kryetari Kastrati së bashku me Drejtorin Sazan Ibrahimi ranë dakord të shikojnë mundësitë për të rritur bashkëpunimin edhe më tutje.