Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka ftuar të gjithë qytetarët në diskutimin e hapur publik i cili do të mbahet me qëllim informimin e qytetarëve mbi aktivitetet e komunës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.
Ky diskutim publik do të mbahet më datë 12 gusht 2021 (e enjte), nga ora 18:00 në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”, si dhe përmes platformës online Zoom Meeting.
“Përveç informimit, qytetarët do të kenë mundësi të shtrojnë pyetje dhe të japin propozime për kryetarin dhe kabinetin e tij”, thuhet në njoftimin e komunës /2LONLINE.com/