“Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me ish-Komandantin e ZOK-ut, Ahmet Isufi dhe me bashkëpunëtorë kanë vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Gjilan ku u mirëpritëm nga kryetari Xhevdet Mehmeti me bashkëpunëtorë”, thuhet në njoftimin e Departamentit për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të AAK-së së Gjilanit.
Më tej, bëhet e ditur se AAK në Gjilan e ruan traditën e bashkëpunimit dhe kujdesit ndaj kategorive të lirisë, kategori këto pa të kontributin dhe sakrificën e të cilave ka qenë e pa imagjinuar liria, shteti, ushtria dhe jeta jonë.
Për AAK-n, lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e drejtë, e domosdoshme dhe e pa alternativë, kësisoj do të mbetet përgjithmonë.
AAK beson në pafajsinë e UÇK-së dhe secilit pjesëtar të saj, sepse lufta ka ndodhur në tokën tonë, në shtëpitë tona e duke qenë të okupuar, të përndjekur e burgosur, të vrarë e masakruar me dekada.
Nuk ka Gjykatë e as përpjekje të kujtdo qoftë që ka mundësi me e njollosë luftën çlirimtare sepse ajo ishte e imponuar, sepse ajo ndodhi si përpjekje për me i mbrojtë fëmijët, gratë, pleqtë dhe të gjithë njerëzit e pafajshëm.
Nëse diku ka një pikë drejtësie, çlirimtarët do të lirohet të pafajshëm.
AAK mbetet e vendosur që t’iu krijojë kushte të mira veteranëve dhe invalidëve të luftës si dhe familjeve të dëshmorëve. Nuk kemi qenë asnjëherë larg tyre e kësisoj dhe më fuqishëm do të jemi në të ardhmen, thuhet në fund të njoftimit të Departamentit për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të AAK-së së Gjilanit. /2LONLINE/